Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Brendshëm: Është kaluar vija e kuqe, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Ish-ministri i Brendshëm: Është kaluar vija e kuqe, Meta të

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj shprehet se është shkelur vija e kuqe dhe për këtë arsye Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar që të gjithë elementët që lidhen me sigurinë.

“Ka informacione se është kaluar vija e kuqe. Ka ardhur koha që presidenti i Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të analizojë të gjithë sistemin e sigurisë pasi sipas meje, ky sistem ka rënë poshtë. 

Presidenti ka përgjegjësinë që t’i mbledhë, të analizojë dhe identifikojë të gjithë elementët e sigurisë kombëtare. Disa agjenci në kohën që kam shkuar më kanë thënë se nuk kemi pasur komunikim me Ministrinë e Brendshme, sepse arroganca nuk na pyeste dhe nuk na mbante në konsideratë. Të gjithë informacionet që kam kërkuar m’i kanë dhënë”, u shpreh ndër të tjera ish ministri Demiraj në emisionin “360 Gradë” .

 

Të fundit