Flash News

KRYESORE

Ish –ministri denoncon dy nenet e rilindura nga Rama: I përkasin komunizmit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka denoncuar qeverinë ‘Rama’ se ka risjellë dy nene të Kodit Penal nga koha e komunizmit.

Bëhet fjalë për nenin që dënon çdokënd që që fliste kundër sistemit, si dhe neni 209 që flet për parazitët.

“Këto janë dy nene nga Kodi Penal i komunizmit që i rilindi qeveria e rilindjes. Neni 55, me të cilin pushteti komunist dënonte çdo njeri që fliste.

Me këtë nen në mendje e në zemër shoku Edvin dënon cilindo që flet e mendon jo si Ai.

Shoku Fatmir, njohës i thellë dhe zbatues i këtij neni urdhëron policinë dhe prokurorinë të

procedojnë cilindo që është kundër pushtetit të tyre! Edhe rininë!

Neni 209 flet për parazitët. Ky nen gjendet sot në fjalorin e Kryeministrit, i cili flet për parazitë në administratë dhe urdhëron publikisht largimin e tyre nga puna!

Kjo është Rilindja! Lexojini vetë këto nene, që të kuptoni sjelljen e rilindjes!”, shkruan Manjani.

 

Të fundit