Flash News

KRYESORE

Ish-ministri Drejtësisë: Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë

Ish-ministri Drejtësisë: Përvoja tregon se oficerët që

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror teksa thekson se përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë

Nënjë status të bërë në rrjetin social Facebook, Manjani shton se në të dy rastet Rilindja ndëshkon denoncuesit, me të njëjtën metodë e teknologji.

“Emiljano Nuhu është i dyti oficer policie pas Dritan Zaganit, që denoncon një krim shtetëror!

Në të dy rastet Rilindja ndëshkon denocuesit, me të njëtën metodë e teknologji. Madje edhe me të njëjtat fjalë: “e bëjnë për azil”... Përtojnë të shkruajnë, thjesht ndryshojnë emrat e deklaratave të mëparshme!

Kulmi!

Përvoja tregon se oficerët që denoncojnë, kanë të drejtë...

Ky është degjenerim ekstrem i pushtetit që sillet si pushtues!”, shkruan Manjani në rrjetin social Facebook.

 

Të fundit