Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Dy deputetet e LSI sot duhet të dorëzonin mandatet

Një përfaqësi e opozitës u rikthye sot në seancën plenare, për të diskutuar propozimet e LSI të depozituara një ditë më parë në Kuvend, që sipas tyre do të zgjidhte situatën e krijuar prej ditësh nga protesta e studentëve.

Nga LSI prezent ishin Luan Rama, Petrit Vasili, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa nga PD, Ervin Salianji, Luçiano Boçi dhe kërkuan që të shqyrtohen në seancën e sotme dy amendamentet e LSI.

Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë reagon në rrjetet sociale, konkretisht për dy deputetet e reja Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj se sot duhet të dorëzonin mandatet, për t'ju bashkuar protestës.

“Kejdi dhe Floida duhet të dorëzonin mandatet e të ishin bashkë me shoqet e shokët e tyre studentë, jo me pushtetarët anti-studentë!”, shkruan Manjani.

Të fundit