Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish-ministri i Brendshëm: Nëse policia kërkon të luftojë krimin, të fillojë me fshatin e Sandër Lleshajt
Ish ministri i brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka komentuar nga Michigani ku jeton prej kohësh qëndrimin e SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela, kundër propozimit për ndryshime ligjore në lidhje me dhënien e të drejtës policisë për përgjime dhe ngritjen e komitetit për parandalimin e krimit të organizuar.
Sipas ish ministrit, janë institucione të pavarura dhe nuk japin llogari para ekzekutivit, ndërsa këshillon që nëse policia kërkon të luftojë krimin, le ta nisin nga fshatrat e Mirditës, vendlindja ministrit aktual të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Publiku shqiptar u njoh me shkeljen e radhes se Kushtetutes dhe ndofta me te renden nga ana e narco qeverise me propozimin e ministrit Sandër Lleshi me qëllim gjoja parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar.
Me te drejte kreu i SPAK-ut Arben Kraja dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela deklaruan se nuk mund të jenë pjesë e këtij komiteti, pasi janë institucione të pavarura dhe nuk japin llogari para ekzekutivit.
Ne fakt Rama me rastin e krijimit te SPAK-ut reklamoi me te madhe para nderkombetareve (si gjithmone duke mashtruar) se ajo krijohej per te hetuar zyrtaret e larte te qeverise, te cilet ne fakt nuk kane lene gje pa bere 7 vitet e Rilindjes duke shkelur dhe perdhosur ligjet dhe Kushtetuten e RSH.
Vendosja nen kotroll e ketyre dy institucioneve te pavarura, jane padyshim fundi i demokracise dhe i funksionimit te shtetit te se drejtes dhe nuk ekzistojne ne asnje vend demokratik atje ku Shqiptaret deshirojne te aderojne.
Nese me te vertete Sandri dhe policia e rilindjes duan te luftojne krimin, fillimish te pastrojne fushat e droges ne çdo cep te Shqiperise, duke filluar nga fshatrat e Mirdites ku ka kaluar femijerine dhe rinine ministri, me pas ne te gjithe Shqiperine, veçanerisht ne Tepelene, Kruje, bregu Vlores, Diber, Dukagjin dhe Lezhe, shkruan Dritan Demiraj.