Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ish-ministri i del në mbrojtje 'Babales': Ç’prisnit të ishte, profesor e doktor shkencash?
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dalë në mbrojtje Albert Veliut, të cilësuar ndryshe edhe si Babalja, i cili është pjesë e audio-përgjimit të realizuar prej tij me Agron Xhafajn, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, siç deklaroi edhe mbrëmë në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit.
Manjani u është përgjigjur të gjithë kritikëve që kanë komentuar deklaratat e Veliut në këtë intervistë, duke e cilësuar si një njeri të zakonshëm që ka jetuar me këto gjëra.
Reagimi:
Piazzë lartët
Propaganda, propagandistës dhe viktimat e propagandës qeveritare përpiqen të ngulin në opinion teorinë se ata që merren me Babalen janë piazzë e ulët.
Medemek qeveria që mbron trafikantët dhe drejton trafikun e drogës është piazzë e lartë. Babalja dhe kush merret me të, për të denoncuar krimin e kriminelët e qeverisë nuk bëjnë...
Puna është se ka shumë viktima kjo lloj propagande. Them viktima sepse pak kush e vë mendjen në punë.
Babalja është një njeri i zakonshëm që ka jetuar me këto gjera. Pra me trafik e shitje malli. E ka bërë këtë gjë për njëfarë kohe edhe me Agronin dhe ndoshta edhe me Agronë të tjerë.
U fut në vallen e denoncimit jo për parime të larta, por thjesht se kishte mbetur pa punë. E kishin nxjerrë nga loja.
Kështu që çfarë prisni të jetë Babalja?! Profesor Doktor i Akademisë së shkencave?!
Ai ishte bashkëpunëtor me Agronin dhe bashkë shisnin drogë.
Ndaj ne të tjerët nuk kishim si ta merrnim vesh çbënte Agroni, i dënuar nga Italia, nëse nuk fliste bashkëpunëtori i tij.
Këtë gjë bëjnë prokuroritë anti mafia gjithandej. Por meqë këtu prokuroria quan Mafie ata që denoncojnë, ai e beri publikisht.
Ndaj ata që e mbajnë veten për piazzë të lartë, i sugjeroj të ulen me këmbë në piazzën ku rrimë të gjithë. Në piazzën që jetojmë si shqiptarë e na shesin si trafikantë...