Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-ministri i Jashtëm: Pesë arsyet pse nuk jam dakord për emërimin e Gent Cakajt
Në debatin për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe zëvendësimit të tij me Genc Cakajn, si propozim i kryeministrit Edi Rama është përfshirë edhe ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Në një reagim në rrjetet sociale, Haxhinasto liston pesë arsyet pse nuk është dakord që Caka të jetë ministri i ri i Jashtëm.
Reagimi i plotë:
Meditim për dekretimin e një ministri
Duket qartë që emri i cili ka shkaktuar më shumë diskutim nga lista e gjatë e emrave për ndryshimet në qeveri mbetet ai i propozuar për ministër të jashtëm. Si një pozicion delikat i përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, si dhe i formulimit dhe zbatimit të politikës së saj të jashtme, nuk përbën një “teprim”, as ndërhyrje në kompetencat kushtetuese të kryeministrit, vlerësimi pak më i thellë i kësaj kandidature, duke marrë shkas dhe nga çka është diskutuar në media këto ditë. Për të qenë më i përmbledhur, po përpiqem ta strukturoj vlerësimin tim, por jo sipas rëndësisë prioritare të çështjeve.
Së pari, mosha e personit. Për mua nuk përbën asnjë problem një ministër i jashtëm në këtë moshë, duke patur në mendje edhe raste të tjera, kur shumë politikanë shqiptarë kanë marrë përgjegjësia edhe më të mëdha në ekzekutiv se ai i ministrit të jashtëm, pikërisht si kryeministra të vendit. Por ka një ndryshim thelbësor, se kryeministrat “e rinj” të Shqipërisë u bënë të tillë pas një karriere politike shumë intensive, si deputetë dhe drejtues politikë. Dhe në informacionin e bërë publik, personi në fjalë nuk ka asnjë experiencë të tillë të ngjashme.
Së dyti, qytetaria kosovare. Në shumë aspekte, një zhvillim pozitiv, një shenjë konkrete se shqiptarët e dy aneve të kufirit po integrohen; se kapacitetet njerëzore mund t’i shërbejnë kombit në tërësi, pavarësisht qytetarisë apo shtetësisë mbi pasaportë. Këtë fakt do ta kisha theksuar edhe më shumë si një zhvillim pozitiv, po të kishin ndodhur angazhime të shqiptarëve të kësaj ane të kufirit, në anën matanë, qoftë edhe në pozicione më modeste zëvendës-ministrash, gjë që në dijeninë time nuk ka ndodhur. Ndërkohë, mendoj se shteti i ri i Kosoves, edhe për vetë faktin e rinisë së tij 10 vjeçare, ka më shumë nevojë për njerëz të tij të talentuar, (siç nuk kam dyshim që mund të jetë personi në fjalë), sesa Republika e Shqipërisë. Shtuar kësaj, edhe nevoja për talente diplomatike në kohen kur kemi sfida të jashtëzakonshme për diplomacine e re kosovare, si njohjet ndërkombëtare, antarësimi në organizata rajonale e ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, e shumë të tjera sfida madhore. Pra, mos do qe më mire që këto kapacitete t’i shërbenin Kosovës? Besoj se po.
Së treti, përgjegjësia politike. Dikush mund të nxitonte të shprehej se përgjegjësia politike në një përzgjedhje të kësaj rëndësie i përket kryeministrit. Jam i bindjes se ministri i jashtëm e ankoron përgjegjësinë e tij si kryediplomat, si person përgjegjës politik për gjithë veprimtarinë e shërbimit të jashtëm, edhe tek pesha dhe përgjegjësia politike e publike që mban në politikën kombëtare. Një peshë dhe cilesi të tillë, kandidatura në fjalë nuk e përmban. Aq me tepër që portofoli që i është propozuar, mban edhe atë të çështjeve Evropiane, një sfidë tjetër e madhe për vendin.
Së katerti, thelbi i politike-bërjes. Shpesh thonë që politika e jashtme është pjesa më konservatore e politikave të një shteti, në kuptimin që ajo ngrihet mbi themele të konsoliduara, historike, dhe traditë, që orientohet në rrethanat e situatat e reja edhe duke mbajtur një sy apo pikë reference, pikërisht tek kjo traditë. Kthesat e forta në politikën e jashtme të një vendi janë ngjarje të rralla. Pergjithësisht, keto ngjarje krijojne “kërcitje” mes risive të momentit, dhe traditës por edhe kontributeve që një vend ka dhënë historikisht në politikën e tij të jashtme. Konkretisht, Republika e Shqipërisë ka dhënë një kontribut jo modest për situatën ku gjendet sot rajoni, për paqen e tij, nivelin e sigurisë dhe të bashkëpunimit mes vendeve të tij. Ky kontribut disavjeçar, i ka dhënë Republikës së Shqipërisë jo pak kredite ndërkombëtare, jo pak vlerësime nga aleatët tanë strategjikë SHBA, apo partnerët evropianë të BE. Ky kontribut, ka qenë i vlefshëm kryesisht se është ngritur mbi një sistem vlerash Euro-Atlantike të përqafuara nga shteti shqiptar, si bashkejetesa mes kombeve, toleranca dhe respekti për minoritetet, integrimet kombëtare, rajonale dhe ato në një kuader më të gjere, Integrimi Euro-Atlantik. Në këtë kuptim, qëndrimet e shprehuara publikisht për shkëmbime territoresh apo korrigjime kufinjsh nga personi i propozuar si minister i jashtëm, kam bindjen se cënojne rëndë të gjithe traditën tonë moderne në politikë e jashtme, kontributin jo-modest të Republikës së Shqipërisë për paqen e stabilitetin e rajonit, si dhe kompromentojnë perspektiven e integrimit të saj por edhe të rajonit në Evrope. Prandaj, një përzgjedhje e tillë, në gjykimin tim, është e papranueshme.
Së fundmi, procesi i emërimit dhe dekretimit në detyrë të ministrit. Në një sistem normal politik, siç dëshirojmë ta kemi ketë tonin, elementi i kontrollit dhe balancës është thelbësor për demokracinë. Ky element funksionon edhe në përzgjedhjen e ekzekutivit, gjë që është jo vetëm përgjegjësi e kryeministrit, por, në zbatim të frymës së Kushtetutës, duhet të jetë një aksion konsultues, në mos konsensual, mes institucioneve kryesore: Kuvendit – Presidentit dhe Ekzekutivit. Në kushtet kur Parlamenti ynë nuk e ka të parashikuar hallkën filtruese të kandidaturave përpara dekretimit (në formën e dëgjesave, siç e aplikon Kongresi Amerikan), hallkat e mbetura janë: dekretimi ose jo nga Presidenti i Republikës, miratimi ose jo me votë nga Kuvendi i dekretit të Presidentit (mazhoranca e ka të lehtë ta votojë me shumicë të thjeshtë), kontestimi në Gjykate Kushtetuese (jo-ekzistente). Në keto kushte, duket se i vetmi filter kontrollues mbetet institucioni i Presidentit, edhe në dritën e përgjegjësive specifike direkte që ai ka për politikën e jashtme. Prandaj, mendoj se duhet durim dhe respekt për çdo minutë kohë që ky institucion kërkon për marrjen e një vendimi kaq kompleks dhe të rëndësishëm, siç është dekretimi i ministrit të jashtëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38