Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Jashtëm serb: Vuçiç dhe Thaçi u takuan në Romë. Nuk do të ketë luftë

Ish-ministri i Jashtëm serb: Vuçiç dhe Thaçi u takuan

Vuk Jeremiç, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, ka deklaruar se ka mësuar “nga burime të larta diplomatike të një prej shteteve të BE-së” se “Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi janë takuar në Romë më 4 nëntor.”

“Kjo është koha kur ata ranë dakort që rrisin taksat për produktet serbe”, ka deklaruar Jeremiç, i cili drejton edhe Partinë e Popullit, në opozitë.

Sipas Jeremiç, i gjithë tensioni i ngritur pas vendosjes 100% të taksës nga Kosova është planifikuar qëllimisht nga Thaçi dhe Vuçiç, dhe se këto tensione do të mbahen nën kontroll.

“Kjo që po ndodh ka për qëllim të krijojë një atmosferë të përgjithshme paranoje, në Kosovë dhe në pjesën tjetër të Serbisë, që marrëveshja për përcaktimin e kufirit midis serbëve dhe shqiptarëve është e nevojshme për të shmangur luftën. Nuk ekziston një shumicë që është në favor të ashtuquajturit përcaktim (korrigjim) i kufirit, as në Kosovë dhe as në pjesën tjetër të Serbisë, dhe kjo shumicë duhet të krijohet”, tha Jeremiç.

Jeremiç tha se marrëveshja për kufirin po përpiqet të arrihet duke i thënë popujve se në këtë mënyrë po shmanget lufta. Opozitari serb theksoi se presidenti Vuçiç nuk do të ketë guxim të vendosë firmën në asnjë dokument që njeh kufirin me Kosovën sepse kjo do të thotë anëtarësim i Kosovës në OKB.

Të fundit