Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Jashtëm: Shqipëria duhet të ndjekë Kosovën, jo Kosova Ramën

Ish-ministri i Jashtëm: Shqipëria duhet të ndjekë

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas qëndrimit të Kryeministrit Rama, i cili sipas tij fajësoi Kosovën  për marrëdhënien me Serbinë.

“Rama sot në krah të Vuçiçit fajëson Kosovën për marrëdhëniet me Serbinë e i rekomandoi asaj ‘ilacin sherues’, qe siç duket nën kupton gëlltitjen nga ajo të idesë neo-millosheviçiane të fajësimit të shqiptarëve edhe për Masakrën e Recakut!”, është shprehur Shehu në deklaratën e tij.

Ish-ministri i Jashtëm gjithashtu ka theksuar se nuk është Kosova që duhet të ndjekë qorrazi Ramën, por është Shqipëria që duhet të ndjekë Kosovën.

Reagimi i plotë:

Rama sot ne krah te Vucicit fajeson Kosoven per maredheniet me Serbine e i rekomandoi asaj “ilacin sherues”, qe sic duket nen kupton gelltitjen nga ajo te idese neo millosheviciane te fajesimit te shqiptareve edhe per Masakren e Recakut!

Nje qendrim makbethian ky, qe ai mbajti sot ne ate konference shtypi, kur jo vetem nuk beri as dhe me te voglin objeksion ndaj Vucicit, qofte edhe per ate shprehjen e para pak ditesh e cinike te tij, por duke marre pozat e “babait te kombit”, ne esence goditi rende Kosoven e historine e saj tragjike.

Ne maredheniet me Serbine nuk eshte Kosova, qe duhet te ndjeke qorrazi Ramen edhe ne absurditetet e paradokset e tij, perkundrazi eshte Shqiperia, Shteti yne qe duhet te ndjeke Kosoven e te kondicionoje maredheniet tona me Beogradin ne shume elemente, sipas “barometrit” kosovar.

Të fundit