Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i PS rikthehet në Kuvend: Do të paraqes vizionin tim

Ditën e djeshme, Kuvendi publikoi listën me emrat të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në listë janë renditur 15 kandidatët, të cilët do të garojnë për tre vende vakante në Këshillin Mbikëqyrës së BSH-së. Mes tyre ra në sy edhe kandidimi i Arben Malajt, ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj njofton se sot do të jetë prezent në Kuvend ku do të paraqesë vizionin e tij për këtë post.

“Të dashur miq, sot rreth 11.30 do të jem në Kuvend për të paraqitur vizionin për anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Vlerësoj se kjo është një mundësi profesionale për t’i shërbyer vendit tim me integritet, përkushtim dhe mirënjohje!!!”, shkruan Arben Malaj.

Të fundit