Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i PS: Sistemi mazhoritar rrit cilësinë e Parlamentit

Ish-ministri i PS: Sistemi mazhoritar rrit cilësinë e Parlamentit

Ish-ministri për Parlamentin në qeverinë e parë të Edi Ramës, Ilirjan Celibashi, është shprehur pro një sistemi zgjedhor mazhoritar në Shqipëri. Në intervistën për ‘Top Talk’ në Top Channel, Celibashi, i cili ka drejtuar edhe KQZ-në, theksoi se ky sistem garanton përfaqësim më të drejtëpërdrejtë të qytetarëve, ndërton një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme, si dhe rrit cilësinë e Parlamentit.

“Nëse do të duam të kemi një përfaqësim më të drejtpërdrejtë, pa diskutim duhet të kemi sistemin mazhoritar. Duke zgjedhur drejtpërsëdrejti përfaqësuesin që do në Kuvendin e Shqipërisë. Pak a shumë sistemi që kemi patur deri në vitin 2005.  Çështja e sistemit zgjedhor është një çështje e vlerësimit të disa komponentëve. Çështja e sistemit zgjedhor është në përgjithësi çështje e biznesit politik dhe ai që ka pushtetin përpiqet që të dominojë në këtë zgjedhje. Por historia ka treguar se ajo çfarë ata kanë paguar me imponimin në sistemin zgjedhor ka qenë negative, nuk i ka përmbushur ato interesa që kanë patur.  Në të gjitha demokracitë e reja u aplikua sistemi proporcional, që të rritej gama e përfaqësimit në Parlament. Ne zgjodhën sistemin mazhoritar. Nëse ne do të duam sot një qeveri të fortë dhe stabël për të bërë reformat, sistemi mazhoritar është sistemi më i mirë dhe nga ana tjetër garanton një përfaqësim më të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe padiskutim rrit edhe cilësinë e përfaqësimit”, u shpreh Celibashi.

Të fundit