Flash News

KRYESORE

Ish ministri i Shëndetësisë padit katër institucione shtetërore

Ish ministri i Shëndetësisë padit katër institucione

Ish ministri (teknik) i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka paditur në Gjykatën Administrative Tiranë, Ministrinë e Shëndetsisë, të Arsimit, Universitetin e Mjeksisë dhe Komisionin e Posacëm të ngritur nga kryeministri për zgjedhjen e shefave të shërbimit në QSUT.

Beqiri është përfaqësuar në seancën e parë të gjygjit nga avokatja Emona Coja, e cila ka kërkuar që në fillim pavlefshmëri absolute të aktit administrativ të firmosur nga dy ministritë e linjës që i kanë dhënë rektorit të Universitetit të Mjeksisë Prof. Dr. Arben Gjata një post të dytë me kohë të plotë, atë të Shefit të Kirurgjisë Digjestive në QSUT.

Avokatja e Beqirit argumenton se gjatë procesit janë konsumuar edhe shkelje penale si në rastin e përfaqësueses ligjore të rektoratit që fillimisht është dorëhequr nga komisioni i vlerësimit duke pranuar ekzistencën e konfliktit të interesit ndërsa në fund në rrethana të paqarta ka firmosur procesverbalin e vlerësimit pa qenë e përfshirë në të.

Sipas palës paditëse, me marrjen e postit të dytë në krye të Shërbimit të Kirurgjisë Digjestive rektori i Universitetit Mjekësor doktor Arben Gjata duhet të firmosë kontratën e punës me kreun e Universitetit të Mjeksisë, që është po ai vetë. Seanca e radhës u caktua të mbahet në datë në datën 1 prill.

Të fundit