Flash News

KRYESORE

Ish ministri: Imazhin e vendit e shkatërron trafiku shtetëror i drogës, jo protestat kundër qeverisë

Ish ministri: Imazhin e vendit e shkatërron trafiku shtetëror i

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ku ky i fundit shprehet se tensionet e krijuara në protestën e opozitës shkaktojnë prishjen e imazhit të vendit.

Manjani shprehet se imazhin vendit ja shkatërroi trafiku shtetëror i drogës e jo opozita që me gjithë defektet e saj të paktën ishte e mbetet kundër këtij trafiku.

Manjani sfidon sërish Ramën, duke u shprehur se nëse është kaq i sigurtë se i fiton zgjedhjet mund të shpërndajë parlamentin dhe të vërtetojë fjalët që thotë.

Postimi i plotë:

Mbi shqetësimin për imazhin e vendit. Imazhi i vendit nuk dëmtohet kur protestohet kundër qeverisë, por kur qeveria gënjen sa herë flet në emër të tij (vendit).

Shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nga qeveria e dëmton shumë më rëndë vendin dhe imazhin e tij, sesa shkulja e kauçukut të vendosur në mënyrë të PALIGJSHME.

Imazhin vendit ja shkatërroi trafiku shtetëror i drogës e jo opozita që me gjithë defektet e saj të paktën ishte e mbetet kundër këtij trafiku.

Imazhin vendit ja dëmton pa dyshim përzënia masive e njerëzve nga vendi i tyre.

Vjedhja e zgjedhjeve dhe e mandateve, bën që kryeministër të jetë dikush me vetëm 48% të votës popullore. Pra kryeministër i pakicës që ka shumicë të vjedhur.

Me në fund, po e përsëris: në është kaq i sigurt se i fiton zgjedhjet, le ta shpërndajë Parlamentin dhe ta konfirmojë me zgjedhje atë që thotë. Përndryshe i ka llafe halli…

Të fundit