Ish ministri ironizon Veliajn: Ke të drejtë, shpellarë jemi të gjithë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratës së kryebashkiakut Erjon Veliaj, gjatë së cilës i quajti banorët e zonës së Astirit shpellarë, pasi protestuan për të ndaluar prishjen e banesave tek “Unaza e Re”.

Manjani shprehet me ironi se të gjithë qytetarët që e votuan Erion Veliajn në krye të Bashkisë janë “shpellarë”.

“Po po, shpellarë jemi të gjithë ne që e votuam këtë kryetar Bashkie! Ka shumë të drejtë! Do ketë të drejtë edhe më shumë po e votuam prapë”, thotë Manjani.