Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Ish-ministri i LSI-së publikon emrat e katër këshilltarëve që dezertuan: Nuk ishte ky misioni ynë
Ish-ministri Lefter Koka reagoi pas miratimit të buxhetit të vitit të ardhshëm të bashksië Durrës ku katër këshilltarë të LSI-së votuan pro.
Në reagimin e tij në Facebook, Koka ka publikuar emrat e katër këshilltarëve dhe duke ju drejtuar atyre thotë se i kanë bërë një shërbim shumë të keq Durërsit dhe bashkëqytetarëve. “Nuk ishte ky misioni ynë!”, shkruan ndër të tjerash Koka.
Postimi i plotë i Kokës
Sot Grupi i Keshilltareve te LSI mori vendimin mos te jene pjese e votimit te buxhetit 2018 per Bashkine Durres.
Keshilltaret zgjidhen te perfaqesojne zerin dhe interesat e qytetareve dhe eshte detyre e tyre te ngrene zerin e kerkojne nje buxhet social, nje buxhet qe permbush nevojat bazike dhe imediate te qyetareve .
Kete detyre morale ndaj qytetareve sot nuk e permbushen 4 nga anetaret e LSI ne Keshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skender Korriku. Ju miqte e mi i keni bere sot nje sherbim shume te keq Durresit dhe bashkeqytetareve tuaj. Nuk ishte ky misioni yne!
Ne buxhetin qe u votua sot u harrua se Bashkia ka nje siperfaqe 5 here me te madhe se ajo e 2015-es.
Buxheti Bashkise Durres nuk mund te jete buxheti i 3 projekteve miliona eurosh!
36 milione euro sot duhet te shkonin per familjet ne nevoje, per hapesirat e gjelberta te munguara ne kete qytet, per hapesira argetimi publike per femijet tane, per cerdhet e kopshtet e munguara ne Shkozet , Kenete, Spitalle e Njesite Administrative! Per mijera banore qe permbyten cdo vit, per mijera banore qe nuk kane ujin e pijshem ne shtepite e tyre.
Mijera banore ne Njesite Administative, zero buxhet per nevojat e tyre!
Asnje plan per uljen e papunesise, asnje plan per zhvillimin e turizmit, asnje plan per mjedisin , asnje plan per trajtimin e mbetjeve urbane, asnje mbeshtetje apo incentiva per biznesi.
Ky nuk eshte Durresi qe duam !