Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ish-ministri Milo: Ambasadorët shqiptarë nuk kanë para as për t’u dhënë një drekë investitorëve
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka folur rreth kritikave që kryeministri Edi Rama bëri për trupin diplomatik dhe rëndësisë që kërkon t’i jap diplomacisë ekonomike.
Milo ka deklaruar për “Shekullin” se diplomacia ekonomike ka qenë në fokusin e Ministrisë së Jashtme që në vitet ’90, dhe sipas tij, investitorët e huaj nuk i sjellin diplomatët por politikat e brendshme të vendit.
“Nuk është shërbimi i jashtëm instrumenti kryesor vendimmarrës për të sjellë investitorët e huaj në Shqipëri. Ata janë faktorë lehtësues por vendimtare është gjithmonë politika e brendshme e vendit. Përgjegjësit kryesor janë qeveritë në Shqipëri, ata që ndërtojnë strategjitë e thithjes së investimeve të huaja që ka të bëjë me klimën e favorshme për të thithur investime me funksionimin e shtetit ligjor, me luftën kundër korrupsionit që është një gangrenë e njohur shqiptare, me luftën kundër krimit të organizuar dhe është politika e brendshme ajo që përcakton ardhjen ose jo të investitorëve të huaj”, shprehet Milo.
Ish-ministri ka vënë në dukje edhe problemet me të cilat përballen diplomatët shqiptarë në botë. Ai thekson se ambasadorët nuk mundësi financiare as për t’i dhënë një drekë investitorëve të huaj dhe jo më të organizojnë takime apo udhëtime për promovimin e vendit.
“Të mos e kërkojmë përgjegjësinë kryesore tek diplomatët. Diplomatët mund t’i kemi shumë të mirë, por diplomatët që nuk kanë mundësi financiare të japin një drekë apo darkë për sipërmarrësit e huaj, që nuk kanë mundësi të organizojnë takime se u mungojnë fonde financiare nga Tirana për të bërë takime apo udhëtime, të gjitha këto janë faktorë objektiv që rëndojnë tek qeveritë në Shqipëri”, ka thënë Milo.
Sa i përket kërcënimit për shkarkimin e ambasadorëve në bazë të performancës, Milo e konsideron një deklaratë emocionale të Edi Ramës.