Flash News

KRYESORE

Ish-ministri “pagëzon” Edi Ramën, e quan radarfikur

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Këtë herë Manjani i referohet një prononcimi që kreu i qeverisë ka dhënë për një revistë mode dhe ku ka folur për pasionin e tij që pasi të largohet nga politika do të merret me dizenjimin e rrobave.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Manjani me ironi ngre një pyetje drejtuar Ramës ku i thotë se kur do hyjë në politikë pasi sipas ish-ministrit nuk është asgjëkundi, ndërkohë që përdor edhe fjalën radarfikur.

“Kur të lë politikën do dizenjoj rroba”-paska thënë krye i Pandehuri. Pyetja është:kur do hyjë në politikë?!Se nuk është askund radarfikuri!”, shkruan Manjani.

Të fundit