Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Ish-ministri për protestuesit e shoqëruar: Policia është e motivuar politikisht, asnjë efektiv nuk u prek
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas shoqërimit të rreth 40 protestuesve dje në Tiranë. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani e cilëson të paligjshme shoqërimin e tyre e kontrollimin e banesave pa vendim gjykate.
“Sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e PA LIGJSHME!
Policia është e motivuar qartësisht nga URREJTJA politike dhe jo nga ligji!
Nuk kontestoj aspak arsyet e shoqërimit në polici, por mënyrën dhe shkeljet e rënda të ligjit.
Kujtoj edhe njëherë se asnjë punonjës policie nuk u prek dje nga protestuesit.
Nëse tek kjo lloj policie ka investuar fytyrën e tij Sandër Lleshi, është momenti ti vijë TURP!”, shkruan Manjani.