Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Përdorimi i gazit lotsjellës i paligjshëm

Ish-ministri: Përdorimi i gazit lotsjellës i paligjshëm

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti e ka konsideruar si të paligjshëm përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë kundrejt turmës.

Postimi i plotë:

"A është i ligjshëm dhe i moralshëm përdorimi i gazit helmues lotsjellës në protestën qytetare? Përdorimi i gazit lotsjellës është i ndaluar për t’u përdorur në operacione ushtarake sipas konventës për ndalimin e përdorimit të armëve kimike të vitit 1993. Shqipëria e ka firmosur këtë konventë krahas 190 vendeve të tjera. Përdorimi në mënyrë të kufizuar i këtij gazi për të neutralizuar persona të dhunshëm është i parashikuar, por vetëm nën kontroll procedurial rigoroz dhe të orientuar ekskluzivisht ndaj individit dhe individëve të dhunshëm. Madje, edhe në të tilla raste, duke qenë se rrymat e ajrit mund ta përhapin me lehtësi këtë gaz, zakonisht për neutralizimin e individëve të dhunshëm përdoret gaz “spray” me rreze të kufizuar. Kurrsesi ky gaz neuroparalitik nuk mund të përdoret ndaj turmës, siç ishte rasti i sotëm! Kjo është e paligjshme! Qytetarë paqësorë, gazetarë, kameramanë përjetuan të vjella, turbullim të pamjes, bllokim të frymëmarrjes, kollë, teshtima, pengesa në gëlltitje, verbim të përkohshem, dhimbje… Ishte vërtet dramatike."

Të fundit