Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Ish-ministri refuzon ftesën për 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi: Do ua plasja në fytyrë një shprehje të fortë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi.
Ai tregon se nuk arriti t’i përgjigjej ftesës për shkak se nuk ishte në Tiranë, pasi ishte duke pushuar në bregdet, por nuk lë pa përmendur edhe paralajmërimin që sipas tij askush nuk ia vuri veshin.
“KLGJ, KLP dhe Shkollën e Magjistraturës i falënderoj sinqerisht që më ftuan dje në të tretat e miratimit të ndryshimeve Kushtetuese.
Nuk isha në Tiranë dhe s'mund të shkoja, për t'iu përgjigjur respektit të ftesës.
Ndjesia që kisha për t'ua përplasur në fytyrë shprehjen "ju kisha thënë, por smë dëgjuat" ishte e fortë.
Nga ana tjetër, kot është dhe kjo gjë se të gjithë ata dje nuk kanë veshë për të dëgjuar.
Nuk janë ata sigurisht as padronët e drejtësisë katrahurë që kemi sot e as miratuesit e ndryshimeve kushtetuese. Në fakt nuk e kuptova, se çfarë festuan?!!
Padroni i tyre shëtit me kalë në pushtet. I vetëm përballë të gjithëve.
Kështu që më mirë që nuk isha në Tiranë. Deti është më i këshillueshëm”, shkruan Manjani.