Flash News

KRYESORE

Ish-ministri tregon arsyen e fortë: Pse Prokuroria nuk bën dot ekspertimin e audio-përgjimit të Agron Xhafajt   

Ish-ministri tregon arsyen e fortë: Pse Prokuroria nuk bën dot

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tregon motivin e fortë se përse Prokuroria nuk e bën dot ballafaqimin dhe ekspertimin e materialit, për të vërtetuar nëse është apo jo autentik.

Përmes një postimi në facebook, Manjani thotë se qeveria zhduk provat e dëshmitarët dhe pastaj thotë: “nuk është ashtu si duket”!

Postimi i plotë:

Qeveria thotë: “Takimi ndërmjet Agronit dhe Babales nuk ka ndodhur dhe se opozita sajon”. Por nuk shpjegon dot përse e larguan personazhin kryesor për gjithë natën?!

Opozita thotë: “ Takimi ka ndodhur duke faktuar në publik me deklarimet e personave pjesëmarrës”.

Opinioni ftohet të zgjedhë kë të besojë.

Ndërkohë Prokuroria nuk ka çtë bëjë për sa kohë që prova origjinale, pra Agroni nuk gjendet në Shqipëri! As balladaqim e as ekspertim nuk bën dot, ligjërisht!

Pra si gjithmonë, qeveria bën zullumin, zhduk provat e dëshmitarët dhe pastaj thotë: “nuk është ashtu si duket”!

Kështu vepron çdo kriminel që përpiqet të fshehë gjurmët e krimit...

 

Të fundit