Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja e Bujqësisë në komunizëm: Masat që morëm pas përmbytjes më të rëndë të shekullit

Ish-ministrja e Bujqësisë në komunizëm: Masat që

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Themie Thomai, ish Ministre e Bujqësisë përgjatë viteve 1975-1989, sqaroi arsyet se përse nuk kishte përmbytje gjatë kohës së regjimit komunist.

“Reshjet ateherë binin më shumë se sot, nuk përmbyteshim sepse funksionte rrjeti kullues i kontrolluar i tëri, hidrovoret funksionin në mënyrë të përsosur, kolektori i madh pastrohej vit për vit, ishte si një lum, por ishte kolektor. Nëse nuk pastrohet ai nuk ka kullim. Në fund të çdo gushti, çdo hidrovor merrnin në dorëzim ngarkesën e plotë, kontrolloheshin të gjitha digat. Në diga nuk shkelnin as këmbët e bagëtive, cdo gjë përfundonte në fund të gushtit, çdo pastrim kanali etj. Ne duhet të ishim në gatishmëri, kanali i ujrave të larta, pritat malore etj. Të gjitha këto bënin rrjetin kullues”, u shpreh Thomai.

Ish-ministrja e Bujqësisë, kujtoi edhe një nga përmbytjet më të rënda të historisë së Shqipërisë, përgjatë shekullit të kaluar.

“Përmbytja më e madhe ka qënë në Hoxharë, që kanë rënë 300 mlm shi në 24 orë. Sistemi kishte llogaritur të binte 60 mlm shi. Kjo përmbytje erdhi deri në Kolonjë të Lushnjes, u studiua më vonë, u ribënë veprat e artit dhe më nuk u përmbyt. U përmbytën tokat sepse ishin të kripura”, tha Thomai.

Të fundit