Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja e Integrimit: Ja pse është thuajse e pamundur që negociatat të hapen edhe në 2019-n

Ish-ministrja e Integrimit: Ja pse është thuajse e pamundur që

Ish-ministrja e Integrimit në qeverinë ‘Rama1’, Kladja Gjosha ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Gjosha thotë se festimi i dështimit nga qeveria e Edi Ramës është mungesë respekti për vendin dhe qytetarët.

Ish-ministrja sqaron se Shqipëria e ka thuajse të pamundur të marrë një vendim pozitiv për negociatat edhe gjatë vitit 2019, pasi përveç kushteve të reja, miratimi do të merret tashmë nga Parlamentet e çdo shteti anëtar i BE, praktikë që deri më tani ishte zbatuar vetëm nga Gjermania dhe Holanda.

Gjosha thotë se vendimi i fundit i BE është këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët.

Qeverisja e Edi Ramës e çon në 12 numrin e kushteve për Shqipërinë; çfarë kërkon BE për të hapur negociatat

Reagimi i Klajda Gjoshës:

Kam që nga dita e djeshme që ndjek me vëmendje reagimet e qeverisë mbi çështjen e negociatave të Shqipërisë. Cdo gjë mund të kuptoj por të festosh për dështimin do të thotë të mos kesh respekt për vendin tënd, për qytetarët e tu!

Për të gjithë ata që mund të bëjnë një analizë realiste mbi proçesin e integrimit të Shqipërisë dhe për gjithë institucionet përgjegjëse dhe koordinuese, dëshiroj t’ju sjell në vëmendje se cilat janë pikat kyçe të raportit:

  1. Shqipërisë nuk i janë çelur negociatat, përkundrazi ky do të jetë një vit i vështirë për të plotësuar 13 kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.
  2. Për herë të parë në historinë e këtij proçesi, Këshilli kërkon ratifikimin e vendimit të negociatave nga parlamentet e vendeve anëtare, para se ai vetë të japë vendimin. Këtë praktikë e ka pasur ligjëtisht vetë Gjermania dhe më pas e praktikoi edhe Hollanda. Sot kjo është e hapur për të gjithë parlamentet. Kjo e bën thuajse të pamundur një vendim pozitiv për negociatat edhe gjatë vitit 2019.
  3. Kushti më kryesor që i është vendosur Shqipërisë përvec krimit të organizuar, korrupsionit dhe drejtësisë, është çështja e azilkërkuesve dhe mundësia e vendosjes së mekanizmit të vizave. Këshilli i tërheq vëmendjen Komisionit Evropian, duke kërkuar një raport të posaçëm mbi këtë çështje.

Këto konkluzione janë një këmbanë alarmi për të gjithë ne dhe është detyra jonë të bëjme transparencë për qytetarët shqiptarë, të cilët gjëja e fundit që kanë nevojë është mashtrimi dhe e pavërteta.

Perspektiva e tyre europiane nuk mund të mbetet peng i delirit dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie!

LSI kërkon pakt kombëtar për integrimin, Luan Rama: Duhet të dorëhiqet kryeministri

Të fundit