Flash News

KRYESORE

Ish ministrja e Integrimit kundër Ramës: Përse debaton? Nuk na e ka fajin Maqedonia e Veriut

Ish ministrja e Integrimit kundër Ramës: Përse debaton? Nuk na e

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, mendon se kryeministri Edi Rama duhet që të shmangë debatin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“E kuptoj që Kryeministri ynë mund të jetë i shqetësuar për shumë arsye, por asgjë nuk justifikon debatin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut mbi integrimin!

Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave është me të vërtetë e rëndë, sepse do të thotë që Shqipëria do të humbasë një mundësi historike për të vazhduar këtë perspektivë me ritmet e fqinjëve tanë, por kjo jo për faj të Maqedonisë së Veriut. Një shtetar i përgjegjshëm do të ishte ai që do të analizonte shkaqet që e çuan Shqipërinë në këtë pikë!”, shkroi ajo në Facebook.

Gjosha shtoi se dështimi i Ramës nuk mbulohet duke bërë fajtor Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare dhe as opozitën dhe qytetarët.

“Integrim do të thotë reforma shtetndërtuese dhe modernizuese, mentalitet i emancipuar në qeverisje duke respektuar ligjet dhe kushtetutën, luftë e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, do të thotë një ekonomi e fortë dhe konkurruese, do të thotë respekt ndaj të drejtave themelore të njeriut! Integrimi nuk arrihet as me lobim dhe as me propagandë.”

Të fundit