Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja e LSI: Në tubimin e 2 marsit shkova si qytetare

Ish-ministrja e LSI: Në tubimin e 2 marsit shkova si qytetare

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha, thotë se në tubimin e 2 marsit doli si qytetare.

Në "Tempora" në Rtv Ora, ajo tha se është detyrë e të gjithë qytetarëve që ta mbrojnë Kushtetutën kur dhunohet.

“Shkova si qytetare, por besoj se është detyrë e të gjithë qytetarëve për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë. Është libri themeltar i kësaj Republike ku ne jetojmë. Shteti aty fillon. LSI ka një histori të gjatë me Kushtetutën. 2008 ka kulmuar, ka qenë një vrazhdë shumë e gjatë e mbylljes së disa politikanëve tanë brenda Kuvendit për të mos ndryshuar atë sistem përfaqësie që ne kemi. 

Kushtetuta ka probleme, por ky është tjetër koncept. Ne jemi të detyruar të mbrojmë këtë që është miratuar. Fakti që u larguam nga ai parlament kishte të bënte me cënimin e Kushtetutës”, tha Gjosha.

Të fundit