Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja e shqetësuar për mësuesit: Çfarë është ky i ashtuquajtur testim? Mos i përdhosni!

Ish-ministrja e shqetësuar për mësuesit: Çfarë

Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina ka reaguar me një stataus në Facebook, për atë që etiketon 'të ashtuquajtur testim' të mësuesve që po kryen Ministria e Arsimit. Ajo ka kujtuar një testim të para dy viteve ku disa drejtues kanë dalë dobët dhe vazhdojnë të jenë në krye të shkollave. Karabina bën disa pyetje për testimin e ministrisë që ajo ka drejtuar për disa muaj si ministre teknike pas marrëveshjes Rama-Basha.

Statusi i plotë:

Shqiptojeni me nderim emrin Mësues, ju lutem, mos e përdhosni atë!

“Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”- Konfuci

Mësuesi, qenia njerëzore e dashur për të gjithë. Mësuesi, njeriu që i besojmë fëmijët tanë, njeriu që konsumon vetveten për të ndriçuar të tjerët, njeriu që bën të lehta gjërat e vështira, njeriu që hap derën ku duhet të hyjmë duke lënë gjurmë në jetën tonë.

Kjo figurë e nderuar që fal e  merr dashurinë e të gjithëve, gjendet sot mes kakofonisë e demagogjisë. Goditja e qëllimshme e figurës së mësuesit përpara shoqërisë e bën atë të ndjehet fajtor  kur nuk është, kokulur dhe pa fjalë, të shtypur e pa shpresë. Kjo po ndodh tek ne…

Sot mësuesit, të grupuar, në gjithë Shqipërinë do votojnë për performancën e drejtuesve. Është quajtur anketim në urdhërin e Ministrit. Anketim për cfarë? Mbi cilën bazë ligjore? Për cilët drejtorë do votojnë mësuesit? Disa drejues para dy vitesh kanë dalë dobët në një të ashtuquajtur testim dhe vazhdojnë të drejtojnë shkollën. Çfarë do t’u thoni prindërve që kanë fëmijët në këto shkolla?

Mësuesi duhet të ketë autoritet maksimal!

Cënimi i mësuesit është rrënim i arsimit, rrënim i shoqërisë, i qytetarisë…….

Ju lutem, mos e dëmtoni mësuesin, mos e përdorni keq atë! Ai duhet të ruajë integritetin dhe profesionalizmin përpara gjithë shoqërisë sepse ajo është dhe do të jetë produkt i tyre.

Të fundit