Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja Nikolla rikthehet pas shkarkimit: Dorëheqja? Pyesni Ramën pse nuk e pranoi

Ish-ministrja Nikolla rikthehet pas shkarkimit: Dorëheqja? Pyesni

Lindita Nikolla ka pranuar për herë të parë se i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama pak ditë pasi studentët ishin ngritur në protesta. Por, ashtu siç konfirmoi Nikolla në emisionin ‘A Krasta’, arsyet e mospranimit të dorëheqjes i di vetë Rama.

“Këtë pyetje mund t’ja beni kryeministrit, unë do të bëja gjithçka që dialogu me studentët të zgjidhej dhe studentët t’i ktheheshin sa më parë auditorëve dhe mësimit”, u shpreh Nikolla.

Sa i përket largimit nga posti i ministres së Arsimit, Nikolla tha: “Ishte një moment i fortë që le të themi gota plasi në dorën time dhe normal që unë duhet të largohesha. Por arsyet e tjera për t’i dhënë një energji të re dhe një reflektimi të thellë, kryeministri por jo vetëm gjithë mazhoranca dhe qeverisja falë edhe protestës së studentëve ndodhi dhe u pa e arsyeshme që duhej një sinergji dhe një skuadër e re për të ecur përpara me programin e qeverisë.”

Ish-ministrja vijoi t’i qëndrojë ligjit të arsimit të lartë, duke theksuar se është realizuar nga intelektualë jashtë politikës.

Të fundit