Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja paralajmëron qeverinë: Rrezikojmë kthimin e vizave

Ish-ministrja paralajmëron qeverinë: Rrezikojmë kthimin e vizave

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha deklaroi se numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë, mund të kthehet në “bombë” për lëvizjen e lirë. Gjosha thekson se Shqipëria renditet në krah të vendeve me numër të lartë të azilkërkuesve.

Reagimi i Gjoshës:

Azilkërkuesit mund të kthehen sërish në bombën e madhe të perspektivës tonë europiane dhe të lëvizjes sonë të lirë!

Sot në një raport mbi azilkërkuesit për herë të parë në vendet e BE, Shqipëria renditet përsëri krah vendeve me numër të lartë të njerëzve që largohen nga vendi. Ndryshimi i vetëm dhe absurd është fakti që vendi ynë nuk është as në gjendje lufte dhe as një vend jashtë kufijve të Europës.

Ky numër i lartë edhe gjatë muajve të fundit të 2018-ës, përvec se është një tregues i gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi ekonomikisht, çështja është se në muajt që vijnë ky fenomenon do të kthehet në bllokues të negociatave dhe të perspektivës europiane të Shqipërisë!

I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kërkohet Komisionit Europian të shprehet në një raport të posaçëm për çështjen e azilkërkuesve shqiptar.

Aq sa mund të duket thjesht si çështje raportesh në letër, aq dhe mund të kthehet në një rrezik për lëvizjen e lirë dhe rikthimin e vizave! Deliri i qeverisë për arritjet e mëdha imagjinare shprehet qartë në skemën e mëposhtme!

Të fundit