Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja Tahiri jep alarmin: Nëse preken kufijtë e Kosovës, plas lufta

Ish-ministrja Tahiri jep alarmin: Nëse preken kufijtë e Kosovës,

“Nëse preken kufijtë, plas lufta në Kosovë”. Ky është alarmi që jep ish-ministrja e përgjegjëse për dialog e Kosovës Edita Tahiri, në një intervistë për TVSH-në, lidhur me debatin për shkëmbim territoresh, apo ndarjen e Veriut të Kosovës.

Sipas Tahirit, në këtë debat të nxitur nga Serbia ka gisht Rusia.

“Këto janë të nxitura nga Serbia, por unë jam e bindur që janë po ashtu të mbështetura nga Rusia e cila ka një rikthim të ambicieve gjeopolitike ndaj Ballkanit. Por një mesazh që duhet ti dërgohet faktorit ndërkombëtar është se prekja e kufijve të Kosovës, çon në luftë, sepse Ballkani është i njohur që nuk bën prekje kufijsh apo ndryshim kufijsh në forma të tjera dhe e dyta që në rastin e Kosovës nuk mund të flasim vetëm për shtetin e Kosovës, por duhet të shikojmë edhe kombin shqiptar, nëse preken kufijtë në Ballkan, duhet të preken për të gjithë Ballkanin dhe me këtë rast edhe të gjithë shqiptarët do të ishin të hapur për të biseduar, por prekja parciale e kufijve do të krijonte një efekt domino me efekte destabilizuese deri në mundësinë e ndonjë lufte të re mes Kosovës dhe Serbisë. E që mund të evitohet vetëm nëse Serbia heq nga mendja hegjemoninë dhe apetitet koloniale, sepse Veriu i Kosovës është pjesa më e pasur e Kosovës me minerale, me ujë, që janë gjëra strategjike e që njëqind vjet Kosova ka qenë e okupuar dhe e kolonizuar nga serbët, Jugosllavia, vetëm se ka pasur tokën e pasur. Jemi në një kohë shumë të rrezikshme dhe unë po besoj që Bashkësia Ndërkombëtare, Bashkimi Europian dhe SHBA duhet të mendojnë mirë që kjo hartë e re që u krijua pas përfundimit të zhbërjes se ish Jugosllavisë dhe që këto 6 shtete përfshirë edhe Kosovën, po ecin drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Tani është koha që edhe njëherë të pengohet Serbia në skenarët e saja të rrezikshme për destabilitet jo vetëm të Kosovë, por edhe mbarë rajonin”, u shpreh ish-ministrja Tahiri.

Të fundit