Flash News

KRYESORE

Ish-miss Shqipëria notere e suksesshme: Do i rikthehem punës si fotomodele

Ish-miss Shqipëria notere e suksesshme: Do i rikthehem punës si

Ish-miss shqipëria Suada Sherifi, sot nënë e një vajze, është me profesion notere. E ftuar në “Wake Up” në “Top Channel” ajo shprehet se pas një pauze është gati t’i kthehet punës si fotomodele.

 “Jam në hapat e parë, kam bërë disa fotografi. Ka nga ato agjenci që më kanë kontaktuar, por ende nuk kam vendosur”, u shpreh ajo. “Bashkëshorti është mbështetje për mua”, tha Suada, teksa u pyet nëse ai ishte xheloz për punën e saj si modele. Ajo foli edhe për rolin e saj si mami e një vajze. Ajo u shpreh se do të ishte e lumtur që vajza e saj të kishte pse jo, atë si model në jetë.

Gjatë intervistës ka treguar se edhe pse njerëzit janë skeptik, ajo në provimin për licensën e avokatisë ka dalë e dyta.

E pyetur nga moderatorja Oriela Nebiaj se si e arriti të bëhej notere pasi ato kanë mbaruara të njëjtën shkollë dhe vendet janë shumë të limituara Suada është përgjigjur duke thënë, “Noterët vdesin ndonjëherë. Vdekja është diçka biologjike dhe të gjithë jemi të zëvendësueshëm.” Suada Sherifi është nënë e një vajze të vogël  dhe veç kësaj u shpreh se  pak me vështirësi  ka arritur në jetë gjërat që gjithmonë ka dëshiruar.

 

Të fundit