Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish mjeku personal i Enver Hoxhës zbulon arsyen e vetëvrasjes së Mehmet Shehut
Ish mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo tregon arsyen e vetëvrasjes së Mehemt Shehut. Ai shprehet se është i bindur se kryeministri i atëhershëm u vetëvra, e ky ishte një akt negocimi me Enver Hoxhën.
“Ishte logjike. Mehmet Shehu e vrau veten sepse llogariti që nga vetëvrasja e tij do merrte disa avantazhe. I biri, Vladimir Shehu e ka thënë shumë mirë, u vetëvra pasi e vranë. Esenca ishte pushteti që donte. Ai nuk donte të vritej nga një skuadër pushkatimi. Fundin e tij duhet ta kishte kuptuar më parë. Por e kuptoi natën e 17 dhjetorit, kur Mehmeti u vu në ring dhe e gjuanin sa të mundnin këta dhe Enveri bënte rolin e gjykatësit të paanshëm dhe nxiste këta të tjerët ta ofendonin.”, tha Kalo në “Real Story” në News 24.
Kalo argumenton se përse Shehun nuk e kanë vrarë.
“Bindja ime është e plotë, e bazuar në logjikë dhe argumente. kam folur me mjekun Fatos Harito dhe më ka siguruar që mijë për mijë ishte vetëvrasje. Unë kam dhënë logjikën time. Është argument logjik. Mua më duket se letra iu vë kapak hezitimeve. Enverit nuk i leverdiste ta vriste Mehmetin sepse vrasja do krijonte histori. Ai Mehmetin donte ta likuidonte, me gjithë figurë. Me faza. Nuk donte që Mehmeti të mbetej në histori. Vetëvrasja e prishi ciklin. Eliminimi filloi që në shtator, po të ishte për ta vrarë do ta vriste që në shtator”