Ish-oficeri Dritan Zagani denoncon sërish Tahirin: Do blejë shtëpi me tokë në periferi të Tiranës

Ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani, i cili ka përfituar azil në Zvicër pas denoncimit të lidhjeve të Saimir Tahirit me grupin e Habilajve shprehet se ka informacione që ish-ministri i Brendshëm do të blejë prona të paluajtshme në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Zagani thekson se informacioni i tij është dhënë nga një person i besueshëm, i cili i njeh mirë këto afera.

“Nje miku im i besuar nga Tirana, po me thoshte se Saja ka kerkuar te bleje nje shtepi me toke ne fshatin Shengjergj te Tiranes…! Di njeri te me thote mua…! Ky njeri nga i merr te ardhurat per nje jete kaq ekstravagante qe ben tani ne “lirine” e tije, sa vec pronave qe ka kerkon edhe prona ne malet e Tiranes…! P.s.. ju siguroj se miku im e ka informacionin aq te sakte sa eshte njeri i mbrendshem qe njef mire kete afere …!”, ka shkruan Zagani në ‘Facebook’.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi këtë të hënë që të zgjasë sërish hetimet edhe me tre muaj për Tahirin, pasi pret disa përgjigje nga shtetet homologe, siç është Italia dhe Mali i Zi.