Flash News

KRYESORE

Ish-piloti i Formula 1 hap restorant në Durrës

Ish-piloti i famshëm i Formula 1, Jarno Truli ka sjellë në vendin tonë markën e tij të restoranteve dhe qyteti i përzgjedhur është Durrësi, i cili u inaugurua mbrëmjen e së Mërkurës, ku ishte i pranishëm edhe vetë sportisti i garave të shpejtësisë.

Gjatë cerëmonisë së inagurimit, Truli u shpreh se kompania e tij eksporton produkte në vende të ndryshme të botës teksa shtoi se restoranti që ka hapur do ta ndihmojë të kuptojë se çfarë kërkon tregu shqiptar.

“Kisha dëgjuar për vendin tuaj nga shumë italianë dhe thashë të shkoj ta shoh. Ja ku jam, në Durrës për të parë nëse ekonomia këtu është e interesuar për produktin “Jarno”. Unë eksportoj verë në shumë vend të botës, përfshirë edhe Rajonin e Ballkanit, Shqipëria më mungonte. Kam sjellë në vendin tuaj lloje të ndryshme verërash, nga Rajoni i Abruzzo-s, nga edhe jam. Verërat janë të cilësisë mbi mesataren dhe shpresoj shumë që klientët ta pëlqejnë. Ky restorant do të na shërbejë për të kuptuar se çfarë kërkon tregun shqiptarë”, tha Jarno Trulli.

Në ceremoni ishte edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili tha se ky investim i bën mirë imazhit të qytetit.

Ish-piloti dje në Durrës:

Të fundit