Flash News

KRYESORE

Ish-pjesëtari i UÇK-së mohon se është arrestuar nga Policia e Kosovës

Ish-pjesëtari i UÇK-së mohon se është arrestuar nga

Gjatë ditës së sotme mediat kanë raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës sot rreth orës 11 kanë arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Besim Vokshi.

Lajmin e arrestimit e ka përgënjeshtruar vet ish pjesëtari i UÇK’së, Besim Vokshi.

Ai ka deklaruar se gjatë ditës së sotme nuk është kontaktuar e as ndalur nga policia. Thotë se që nga mëngjesi gjendet në njërën nga pishinat e qytetit të Gjakovës.

“Nuk është i vërtetë lajmi rreth arrestimit tim. Unë jam në pishinë. Nuk jam kontaktuar nga asnjë pjesëtarë i policisë, e as që kam marrë ftesë për intervistim.”, ka thënë Vokshi për Express.

E ndërkohë që edhe policia rajonale në rajonin e Gjakovës mohon ta ketë arrestuar ish pjesëtarin e UÇK’së.

“Jo ne nuk kemi ndonjë informatë që është arrestuar Besim Vokshi”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja. Express

Të fundit