Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ish presidentët e rajonit të Ballkanit: Larg ideve të korrigjimit të kufijve, bazohen në populizëm
Ish presidentët dhe kryeministrat e rajonit të Ballkanit, anëtarë të “Klubit të Podgoricës”, janë kundër ideve të hedhura në këto muaj të fundit për korrigjimin kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë hedhur ide për korrigjimin kufijve mes dy vendeve, në këtë mënyrë sipas tyre, për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e Kosovës.
Të tilla deklarata janë përkrahur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë që të shumtë kanë qenë ata që kanë kundërshtuar të tilla, ide, me në krye kancelaren e Gjermanisë, Anxhela Merkel.
Anëtarët e “Klubit të Podgoricës”, kritikuan të tilla ide, të cilat nxisin izolacionizëm dhe bazohen në populizëm, në vend që të bazohen në vlerat e përbashkëta dhe standardet evropiane.
Qëndrimi i tyre u bë publik në një konferencë rajonale në Shkup të titulluar “ Integrimet evropiane në udhëkryq” .
Në një deklaratë, ish presidentët e rajonit, ai i Kroacisë Stipe Mesiç, ai i Kosovës Fatmir Sejdiu, i Shqipërisë Alfred Mojsiu, i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish udhëheqës tjerë të rajonit theksuan se: “Ne, anëtarët e Klubit të Podgoricës shprehim gatishmërinë tonë që të bëjmë gjithçka që të parandalojmë që Ballkani Perëndimor përsëri të jetë viktimë e ideve dhe trendëve retrograde”
"Klubi i Podgoricës" vuri në dukje faktin se është e një rëndësie të veçantë që BE të aprovojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
“Shtyrja e mëtejme e këtyre vendimeve në kontekstin e tashmë gjeopolitik dhe gjeoekonomik mund të ketë ndikim të dëmshëm edhe në nivel të brendshëm edhe në atë rajonal. Jemi dëshmitarë të sfidave të rendit global që bazohet në vlerat e përbashkëta dhe demokratike të shoqërive dhe mundësinë që ato të kenë ndikim negativ në Ballkanin Perëndimor” thuhet në deklaratë.