Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti i Amerikës paraqitet në gjykatë

Ish-presidenti i Amerikës paraqitet në gjykatë

Barack Obama, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është thirrur të bëjë rolin e antarit të jurisë në një gjykatë të qarkut të Chicago-s.

Presidenti i gjykatës së qarkut Cook, Tim Evans, tha të premten se ish-Presidenti do të shërbejë në muajin nëntor.

Të gjithë antarët e jurisë para se të marrin shërbimin shohin një video për detyrat e tyre nga Lester Holt, dikur një reporter televiziv dhe tani gazetar në NBC.

Antarët e jurisë të këtij qarku paguhen 17 dollarë e 20 cent për çdo ditë shërbimi. Një diferencë e madhe në krahasim me rrogën që Obama gëzonte si President, gati 1000 dollarë në ditë. Mesa duket detyra civile mbizotëron mbi nevojën "për një grusht dollar më shumë". God bless America!

Të fundit