Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti dhe politikani më popullor në Brazil dënohet me burg për korrupsion

Ish-presidenti dhe politikani më popullor në Brazil dënohet me

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva është dënuar me nëntë vjet e gjysëm burg, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Ish-presidenti Silva ka marrë në formën e një rryshfeti një apartament në bregdet nga kompania ndërtimore “OAS”, akuza që ai i ka hedhur poshtë si krejtësisht të pabaza.

Gjykatësi federal Sergio Moro tha se nuk urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të Silvas sepse dënimi i një ish presidenti, përbënte një çështje shumë serioze dhe se ai mendonte se fillimisht çështja duhet të trajtohej edhe nga një gjykatë apeli.

Luiz Inacio Lula da Silva, i cili ka qenë president mes viteve 2003 dhe 2010, udhëheq sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, por nëse vendimi lihet në fuqi nga Apeli, Da Silvës do i hiqet e drejta për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.

Të fundit