Ish-presidenti- Et’hem Rukës: Propaganda e shpifur që fshehu dhe injoroi dëmet e tërmetit të parë, i çoi në varr 49 shqiptarë

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama prej ditës së djeshme ndaj medias, se kush dezinformon do të procedohet, madje deri në mbyllje të ekraneve apo pasqyrave të tjera.

Ndërsa i përgjigjet profesor Et’hem Rukës, Nishani deklaron se shkak i tragjedisë me pasoja deri tani 49 viktima është propaganda e fshehur për dëmet e tërmetit të parë.

“Profesori” është prekur pse nuk solidarizohemi me palaçollëkun e kryeministrit dhe jo me hallet dhe të vërtetat e qytetarëve nën rrënoja.
Halli i profesorit është se mos na zbulohen paudhësitë dhe gënjeshtrat e kryeministrit dhe jo si të mbulohen shqiptarët nën qiellin e hapur.
Për fat, duhet ta kuptojmë pse mafia vazhdon e mban të uzurpuar pushtetin.
Propaganda e shpifur që fshehu dhe injoroi dëmet e tërmetit të parë, i çoi në varr 49 shqiptarë të mirë”, shkruan ndër të tjera Nishani.