Flash News

KRYESORE

Ish-Presidenti i OSBE-së i pranishëm në takimin Basha-Idrizi

Ish-Presidenti i OSBE-së i pranishëm në takimin Basha-Idrizi

Në tryezën e mbajtur sot mes Lulzim Bashës dhe Shpëtim Idrizit, krahas përfaqësuesve të PD-së dhe PDIU-së, ishte i pranishëm edhe ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Riccardo Migliori.

Në prononcimin e mbajtur për mediat, Basha tha se Migliori është një nga figurat kryesore të Partive Popullore Europiane ndërsa vlerësoi kontributin e tij në avancimin e aspiratës së Shqipërisë për integrim euroatlantik dhe europian.

“Një nga figurat kryesore të Partive Popullore Europiane, familjes europiane të Partisë Demokratike të Shqipërisë. President i Asamblesë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë në vite kyç për Shqipërinë dhe Ballkanin dhe një njeri me kontribute të shquara në avancimin e aspiratës së Shqipërisë për integrim euroatlantik dhe europian”, u shpreh Basha.

Të fundit