Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti injoron Policinë e Shtetit: Narko-regjimi përbën rrezik edhe për popuj të tjerë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar lajmin e publikuar një ditë më parë në mediat greke se dy gomone të nisura nga Shqipëria me drogë kanë tentuar të hyjnë në ujërat e Turqisë.

Ndonëse sipas policisë së shtetit, e cila reagoi pak më vonë, se lajmi i dhën ë në mediat greke është i pavërtetë, Nishani sërish thekson se “Përveç shqiptarëve, narko-regjimi përbën rrezik për shumë popuj të tjerë”

“Trafiku i drogës nën narko-rregjimin e rilindësve nuk ka të ndalur.

Tashmë prej Shqipërisë drejt Turqisë mespërmes Greqisë.

Vrasje, drogë, hajdutëri masive, çdo ditë, natë e ditë, ky është modeli që jo vetëm nuk na duhet por ta rrëzojmë sa më parë.

Përveç shqiptarëve, narko-regjimi përbën rrezik për shumë popuj të tjerë !

Këta duhen hetuar nga i pari tek më i fundit për krim, bashkëpunim me krimin, përfitime nga krimi dhe shpërdorim të rëndë të detyrës !”, shkruan Nishani.

Gomone me drogë nga Shqipëria drejt Turqisë? Reagon Policia e Shtetit

Të fundit