Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti kritikon Ronaldon: E tregoi veten me largimin nga Italia

Ish-presidenti kritikon Ronaldon: E tregoi veten me largimin nga Italia

Ish-presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli, ka folur në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldos dret Portugalisë. Ylli i Serie A foli për “Radio Punto Nuovo” dhe sulmoi yllin e bardhezinjëve.

“Tani është e lehtë për të kritikuar, por e parë nga jashtë, nuk e kuptoj pse këta lojtarë u larguan nga Italia. Në kthim, shpresoj sa më shpejt që të jetë e mundur, do të jetë e vështirë të rifillojnë, sepse ata do të duhet të bëjnë karantinë 14-ditore”.

“Ronaldo? Situata u ndërlikua me Ronaldon, i cili ishte i pari që u largua, duke u justifikuar me nënën e sëmurë. Por, pastaj vetëm tregoi veten, duke marrë rreze dielli në një pishinë të madhe. Në këtë pikë, pasi klubi kishte bërë lëshim me Ronaldon, edhe Higuain duhej të shkonte te nëna. Po kështu, edhe dikush tjetër duhej të largohej dhe situata u përkeqësua".

Të fundit