Flash News

KRYESORE

Ish shefja e anti-korrupsionit në Rumani synon postin e prokurorit të lartë të BE, vendi i saj nuk e mbështet

Ish shefja e anti-korrupsionit në Rumani synon postin e prokurorit të

Ish shefja e anti-korrupsionit në Rumani po lufton kundër kritikave të qeverisë rumune, ndërsa të martën konkurroi për të marrë postin e prokurorit të lartë të BE.

"Ju keni lexuar shumë informacine negative për mua. Nuk kam absolutisht asgjë për të fshehur ", tha Laura Codruza Kövesi në një konferencë të komisionit të Parlamentit Europian.

Paneli mori në pyetje Kövesin së bashku me dy kandidatët e tjerë të lartë për këtë post, Jean-François Bohnert nga Franca dhe Andrés Ritter nga Gjermania. Ndryshe nga dy të tjerët, Kövesi nuk ka mbështetjen e vendit të saj, për shkak të ndjekjeve të profilit të lartë të politikanëve të korruptuar. Puna e saj e bëri atë një heroinë për aktivistët anti-korrupsion, por qeveria rumune akuzoi zyrën e saj për thyerjen e ligjit.

Në seancën e komisionit, deklarata e Kövesit mori shumë duartrokitjeje. Ajo tha se prokurorët kanë nevojë për një "busull të fortë morali" dhe theksoi përvojën e saj të të punuarit nën presion.

Njëzet e dy vende të BE do të hapin zyrën publike të Prokurorisë Europiane deri në fund të vitit 2020. Do të ketë detyrën për të luftuar krimet që lidhen me buxhetin e BE-së, duke përfshirë mashtrimin dhe pastrimin e parave.

"Problemi për Znj. Kövesi ka qenë ndoshta se qeveria e Rumanisë ka bërë fushatë kundër saj", u shprehën diplomatët e BE-së.

Të fundit