Flash News

KRYESORE

Ish-studentja e Gazetarisë nga Dubai: Jam një ngelëse, ika që të mos urreja tokën time

Ish-studentja e Gazetarisë nga Dubai: Jam një ngelëse, ika

Artenida Gjoni është një ish-studente e Gazetarisë prej kohësh ndodhet në Dubai ku punon në fushën e marketingut. Sa ishte në Shqipëri, Artenida iu përkushtua shumë mësimeve të gazetarisë dhe krijimit të një karrierë në Shqipëri, por u largua sepse nuk ishte e përmbushur.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Artenida ka përkrahur protestën e studentëve por ka treguar se largimi ishte e vetmja rrugë për të mos urryer tokën e saj.

Pas meje, është një shtet që më vlerësoi më shumë se Shqipëria ime.

Jam një ngelëse!

Po ju çfarë jeni?

Mbaj mend qe lutesha nate e dite, që të kem këto qe kam sot. Te kem biznesin tim, te punoj me njerëz të mëdhenj, marketing, të kem njerëzit e duhur afër meje. Por i mendoja ti kisha në shtetin tim.

Por pashë disa njerëz të paaftë, të më drejtonin, burokraci në arsimim. Në punë. Në jetë.

Ika, që të mos e urreja me gjithë shpirt token time.

Sepse unë e dua Shqipërinë por pa ju në qeveri. Pa ju, dhe pa ata të tjerët që do vijnë pas jush. Në mbështetje së protestës së studenteve, "- shkruan Artenida.

Të fundit