Flash News

KRYESORE

Ish sulmuesi i Barcelonës pezullohet me 16 ndeshje

Ish sulmuesi i Barcelonës pezullohet me 16 ndeshje

Komisioni i Disiplinës në federatën Turke të Futbollit ka ndëshkuar rëndë ish-futbollistin e Barcelonës, Arda Turan. 31-vjeçari i cili luan me skuadrën e Basaksehir u ndëshkua me 16 ndeshje pezullim.

Dënimi ndaj Turan erdhi pasi lojtari u konfliktua fizikisht me gjyqtarin anësor, pasi ky i fundit nuk akordoi një faull.

Nuk dihet nëse Turan do të luaj sërish në Turqi sezonin e ardhshëm pasi ai është i huazuar nga Barcelona tek Basaksehir.

Të fundit