Flash News

KRYESORE

Ish-të përdjekurit e Shkodrës kërkojnë të rindërtohet kulla e rrënuar e Prek Calit

Vepër kriminale e kanë cilësuar prishjen e kullës së Prek Calit, prijësit të krahinës së Kelmendit, anëtarët e unionit mbarëkombëtar të ish të përndjekurve politik të Malësisë së Madhe. Përmes një deklarate për shtyp, kreu i Unionit Luigj Gega duke dënuar këtë akt kërkoi që sa më parë autoritetet përkatëse t’i kthejnë nderin kësaj zone duke rindërtuar kullën e rrënuar.

Sipas tyre atë që nuk e bëri pushtuesi dhe regjimi komunist, e bënë sot pas 27 vitesh disa njerez të veshur me pushtet.

Në fund të deklaratës së tyre anëtarët e kësaj shoqate kritikuan edhe situatën politike që po kalon vendi, ku pinjollët e regjimit komunist janë sot në postet kyçe si udheheqës. Problemi nuk qëndron tek ndërtimi apo jo i kullës, por tek statusi që ai ka, a e njeh apo jo kjo qeveri atë për hero, a mban apo jo ajo përgjegjëasi për të. Ministria e Kulturës nuk ka thënë asnjë fjalë për kullën, ndërsa gjatë gjithë fushatës Mirela Kumbaro nuk la bazë partizane në qarkun e Gjirokastrës, e nuk la lapidar pa dhënë premtimin se do ndërtohene rikonstruktohen. Kumbaro e MK dha në miliona lekë për të rindërtuar Shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Përmetit, kongresi që instaloi përfundimisht regjimin komunist në Shqipëri.

Nuk është çështje ndërtimi, por çështje politike e psikologjike sepse ky regjim, kjo qeveri nuk ka asnjë strategji e asnjë lidhje me ish-të përndjekurit dhe heronjtë e vërtetë antikomunistë.

Kulla e Prek Calit u kthye në një debat të fortë politik e mediatik, pasi u rrafshua gjatë sezonit të verës, duke lënë në këmbë vetëm njërën nga faqet e murit, ku ngrihej kjo kullë në fshatin Vermosh të Malesisë së Madhe.

 

Të fundit