Flash News

KRYESORE

Ish të përndjekurit politikë në grevë urie: Rama s’mbajti premtimet, duam ndryshimin e ligjit

Ish të përndjekurit politikë në grevë urie: Rama

Ish-të përndjekurit politikë gjatë sistemit komunist u janë rikthyer protestave. Në 6 vjetorin e vetëfijimit të Lirak Bejkos, ata kanë ngritur një çadër në Komunën e Parisit ën Tiranë, në vendin ku humbi jetën 47-vjeçari.

Ata kërkojnë që qeveria t’u njohë vitet e burgut politik dhe t’i fusë në listat e dëmshpërblimit. Kryetari i shoqatës, Nebil Çika ka deklaruar se kryeministri Rama nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë 3 vite më parë, duke u premtuar se do të ndryshonte ligjin ekzistues.

“Jam këtu për t'i kujtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij që atëherë erdhi tre herë i vizitoi dhe u premtoi, edhe pas vdekjes së një të burgosuri politik, Lirak Bejkos. U premtoi se do ti zgjidhte këto probleme që këta kanë sot, për dëmshpërblimet, i cili përjashton shumë kategori. Ata që janë ngujuar sot në grevë urie janë pikërisht nga këto kategori të përjashtuara. Ata kanë bërë burg politik, kanë patur akuza politike dhe ligji i ka përjashtuar ata nga dëmshpërblimi”.

Protesat e ish të përndjekurve është mbështetur edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike, ndërsa ata thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

 

 

 

Të fundit