Flash News

KRYESORE

Ish-trajneri italian i Udineses pranon të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës

Ish-trajneri italian i Udineses pranon të drejtojë

Trajneri italian, Rodolfo Vanoli ka folur për mediat italiane ku ka pranuar ofertën që i është bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Kam pranuar ofertën e Federatës së Kosovës, por me disa kushte, pais bëhet fjalë për një skuadër të vogël. Kam folur me lojtarë të ndryshëm, mes të cilëve Berhamin dhe të gjithë janë gati që të japin kontributin e tyre për ta ngritur nivelin e këtij ekipi”, ka thënë Vanoli.

Vanoli ka një karrierë të varfër si trajner, ku mund të veçohet vetëm drejtimi i Udineses në vitet 2007-2009 dhe së fundmi ka qenë stolin e ekipit slloven të Olimpija Ljubljana.

Të fundit