Flash News

KRYESORE

Ish-trajneri i Leipzig në krye të Kukësit

Kukësi me mbylljen e fazës dimërore të kampionatit largoi edhe stafin teknik. Por, për trajnerin e ri nuk u nxitua, duke vendosur që të bëjë sërish një zgjedhje të huaj. Kukësi këtë herë pankinën ia beson një austriaku me CV të gjerë, Peter Pacult.

Ish-futbollisti i Austrisë, ish-trajner i shumë skuadrave gjermane dhe austriake apo edhe serbe, nga nesër do të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Pacult është 58 vjeç dhe eksperienca e gjerë me skuadra me emër si Rapid Wien, Dynamo Dresden apo e të tjera të arenës ndërkombëtare e ndihmojnë trajnerin që të çojë Kukësin në drejtimin e duhur, mbrojtjen e titullit dhe minimalisht arritjen në Europë.

Ndërsa stafi i verilindorëve do të ndërtohet me zëvendëstrajnerin Rrahman Hallaçi, tashmë i konfirmuar, teksa ndihmës do të jetë edhe Andi Baze, i cili aktualisht është ndihmës trajner te skuadra e Internacional U-19. Trajner portierësh do të jetë i mbijetuari i furtunës, Gut Tafaj. /EDS/

Karriera si trajner e Pacult

2001–2003           1860 München

2004–2005           FC Kärnten

2005–2006           Dynamo Dresden

2006–2011           Rapid Wien

2011–2012           RB Leipzig

2012–2013           Dynamo Dresden

2015       Floridsdorfer AC

2015       Zavr?

2017       Cibalia

2017       Radni?ki Niš /EDS.

Të fundit