Flash News

KRYESORE

Ish-trajneri i Partizanit: Në Shqipëri, të gjithë luajnë baste

Ish-trajneri i Partizanit: Në Shqipëri, të gjithë

Ish-trajneri i Partizanit Mark Iuliano në një intervistë për hapësirën “Gazzamercato” të të përditshmes sportive “Gazzetta dello Sport” ka folur, ndër të tjerash, rreth eksperiencës së tij në kampionatin shqiptar.

Iuliano thotë se në Shqipëri iu lejohet të gjithëve, nga futbollistët, drejtuesit e klubeve, por edhe presidentëve, që të vendosnin baste.

“Në fillim hezitova ta pranoja këtë ofertë e gjatë rrjedhës së punës sime kuptova se kisha pasur të drejtë. Kjo, sepse në Shqipëri iu lejohet të gjithëve, nga futbollistët, drejtuesit e klubeve, por edhe presidentëve, që të vendosnin baste mbi ndeshjet sportive. Kjo më vuri shpesh në vështirësi, sepse ishte një ambient i kushtëzuar, e ku nuk mund të punoja i qetë. Shumë ndeshje, sipas meje, kanë pasur rezultate të dyshimta”, thotë ndër të tjerash Iuliano.

Të fundit