Flash News

KRYESORE

Ish-trajneri i Serbisë në krye të Përfaqësueses së Hollandës

Ish-trajneri i Serbisë në krye të Përfaqësueses së

Shkarkimi i trajnerit Danny Blind vetëm pak orë nga miqësorja me Italinë, është vetëm kapitulli i fundit i një dështimi total. Që pas largimit të Louis Van Gaal, zhgënjimet kanë qenë të njëpasnjëshme për tifozët e përfaqësues portokalli, fillimisht me Guus Hiddink në stol dhe më pas me ish mbrojtësin e Ajaxit, Danny Blind.

Kombëtarja holandeze është shumë pranë marrëveshjes me ish-trajnerin e Serbisë Dik Advokat. Holandezi u shkarkua nga Kombëtarja serbe në nëntor të vitit 2014, për shkak të rezultateve të dobëta. Ndikim të madh në dështimin e tij tek Serbia pati dhe humbja e famshme me Shqipërinë në 2014. Kjo ishte dhe eksperienca e fundit e Advokat me ekipet Kombëtare.

Të fundit